Aktualitet

U dënua me 2 vite burg nga GJKKO, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin 

3 Qershor 2021, 12:18 Nga DOSJA
U dënua me 2 vite burg nga GJKKO, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon

TIRANË– Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar vendimin për dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Mësohet se ankimi i ish-kryeprokurorit është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin e çështjes.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 20 maj me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

Pse akuzohet Adriatik Llalla?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla ankimon vendimin adriatik lllalla adriatik llalla ankimon vendimin adriatik lllalla

Sondazh

Poll