Aktualitet

ARTI SHQIPTAR NË ZI! Shuhet patriarku i teatrit dhe kinematografisë, ndahet nga jeta në Amerikë, Piro Mani

3 Qershor 2021, 11:48 Nga DOSJA
ARTI SHQIPTAR NË ZI! Shuhet patriarku i teatrit dhe kinematografisë,

TIRANË– Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Piro Mani. Një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Piro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. 

Pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.

Prej disa vjetësh regjisori i njohur jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe të bijën, Jola. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet piro mani vdes piro mani piro mani vdes piro mani

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:31

VLORE- Vrasja e Shkëlzen Velajt pak para mesnate në qytetin e Vlorës ka mbushur kupën në raportet e brendshme të Policisë së Shtetit. Gazetari i Fax News, Fatjo...