Bota

Lirimi i mafiozit Brusca, ‘kasapi’ i COsa Nostra tregon si e dogji në acid 15-vjeçarin

3 Qershor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Lirimi i mafiozit Brusca, ‘kasapi’ i COsa Nostra tregon si e dogji

ITALI– Më 11 Janar 1996, në San Giuseppe Jato, Giuseppe Di Matteo, djali i ish-mafiozit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë Santino Di Matteo, u vra dhe më pas u tret në acid nitrik.

Sipas La Republicca, Di Matteo i vogël ishte vetëm 14 vjeç, 12 kur filloi robërinë e tij. Giovanni Brusca, kryetari lokal i rrethit në atë kohë, u urdhërua të rrëmbente djalin e Santinos (i njohur si “Mezzanasca”) në mënyrë që ai të mos bashkëpunonte me drejtësinë dhe të mos tregonte të dhënat që dinte mbi Cosa Nostra.

“Makineria e vdekjes”, sic e quanin ndryshe Bruscan rrëfen se në fillim, vrasjet ishin të bezdishme për të, pastaj u kthyen në dicka gati normale, një punë si cdo tjetër. Ai nuk u ndal as përpara pafajësisë së Giuseppe Di Matteo, djali i të penduarit të drejtësisë, Santino.

Giovanni Brusca u arrestua më pas së bashku me vëllain e tij Vincenzo, më 20 maj të të njëjtit vit. Më 15 tetor 1997, në Firence, si pjesë e gjyqit për vrasjen e Giuseppe Di Matteo, Brusca dha këtë llogari të asaj që ndodhi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cosa nostra giovanni brusca giuseppe di matteo cosa nostra giovanni brusca giuseppe di matteo

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 09:47

BRUKSEL– Komisioni Evropian mirëpret marrëveshjen e sotme politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëta...