Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, media serbe rikthen idenë e ‘dy Gjermanive’, Danas: Ide e hedhur nga Franca dhe Gjermania

3 Qershor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, media serbe rikthen idenë e ‘dy

SERBI– Pak para vizitës së të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, tashmë po diskutohet se sa realisht mund të jetë e arritshme një marrëveshje midis dy vendeve.

Media serbe “Danas” duke u thirrur në qarqe diplomatike ka raportuar se ideja e “dy Gjermanive” mund të jetë në lojë përsëri sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pasiqë perëndimi e ka kuptuar se Vuçiç nuk do të pajtohet për ta njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Sipas Express, “ajo që është rishfaqur këto muaj si ide e anëtarëve më me ndikim të BE, kryesisht Francës dhe Gjermanisë”, është që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të rregullohen në mënyrë që autoritetet serbe të mos “pengojnë” anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara në të ardhmen

Siç është specifikuar, ndryshe nga Serbia, e cila si një shtet i njohur ndërkombëtarisht ka ambasadorin e saj në OKB, përfaqësuesi diplomatik i Kosovës nuk do të quhej “ambasador” dhe Serbia nuk do të duhej ta fshinte Kosovën nga harta si pjesë e saj territori, ashtu si ish Gjermania Perëndimore portretizoi ish Gjermaninë Lindore si pjesë e një shteti të vetëm gjerman.

Burimet diplomatike pretendojnë se administrata e Presidentit të ri të SHBA-së Joe Biden pajtohet me këtë koncept, por që Uashingtoni zyrtar “do të ishte më i kënaqur nëse Serbia dhe Kosova do të njihnin njëra-tjetrën”, tha Palmer në një konferencë të përbashkët shtypi me Lajçak në Prishtinë.

Një burim i “Danas” shpjegon se pavarësisht mesazheve të tilla të njohjes, amerikanët “për të cilët pragmatizmi është një nga tiparet më dominante dhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, e kuptojnë se autoritetet serbe, të udhëhequra nga Vuçiq, nuk pajtohen me këtë, ashtu si Kryeministri kokëfortë i Kosovës Albin Kurti ai pothuajse në asnjë mënyrë nuk do t’ia dëgjojë për modelin e dy Gjermanive “.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 09:47

BRUKSEL– Komisioni Evropian mirëpret marrëveshjen e sotme politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëta...