Bota

VIDEO/ Udhëtonte me fugon me targa sllovene, kosovari ndalohet në Serbi me 41 kg drogë

3 Qershor 2021, 10:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Udhëtonte me fugon me targa sllovene, kosovari ndalohet në

SERBI– Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe policia kufitare në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Kriminale në Novi Sad kanë kapur një sasi prej më shumë se 41 kilogramëve të drogës, e llojit marijuanë, në pikë kalimin kufitar të Batrovcit.

I arrestuar ka mbetur B.B nga Lipjani i Kosovës i lindur në vitin 1986, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Policia pasi kishte inspektuar furgonin me tabela sllovene ku gjeti rreth 73 paketime të drogës të fshehura brenda në furgon.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë  dhe do të dërgohet në zyrën e prokurorit kompetent bashkë me një raport penal.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohet kosovari ne serbi arrestohet kosovari ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 09:47

BRUKSEL– Komisioni Evropian mirëpret marrëveshjen e sotme politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëta...