Bota

Pak ditë para vizitës në Prishtinë, ministri i Jashtëm grek bisedon me Lajçak, Dendias: Diskutuam zhvillimet e fundit në

3 Qershor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Pak ditë para vizitës në Prishtinë, ministri i Jashtëm

GREQI– Pak orë pasi njoftoi vizitën zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka patur një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Në një postim në Twitter ai tha se diskutoi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajcak, ne diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, “ – shkruan ai

Σε τηλεφωνική επικοινωνία με τον Ειδικό Εκπρόσωπο της ΕΕ Μ. Lajcak, συζητήσαμε για τις πρόσφατες εξελίξεις στα Δυτικά Βαλκάνια – I spoke by phone to #EU‘s Special Representative @MiroslavLajcak. Focus on recent developments in #WesternBalkans. pic.twitter.com/ZrIHw2rQtF

— Nikos Dendias (@NikosDendias) June 2, 2021

Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se Greqia do e mbështesë rrugëtimin e Kosovës në BE, por nuk do e njoh atë si shtet. Në një email të dërguar për RTV Dukagjini, thuhet se MJP-ja greke ka konfirmuar vizitën e Ministrit Nikos Dendias në Kosovë, javën e ardhshme.

“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në emailin e MPJ-së greke.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák nikos dendias dialogu kosove-serbi miroslav lajčák nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 09:47

BRUKSEL– Komisioni Evropian mirëpret marrëveshjen e sotme politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëta...