Aktualitet

Shembja e Teatrit/ Kushtetuesja i dha kohë Presidencës për provat shtesë, juristja e Aleancës: Fitore e momentit, na plotë

3 Qershor 2021, 11:06 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit/ Kushtetuesja i dha kohë Presidencës për provat

TIRANË– Juristja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha se Gjykata Kushtetuese pranoi 2 prej 3 kërkesave të parashtruara nga ata. Teksa e cilësoi si një fitore të momentit, Kalaja tha se është kërkuar që në seancë të paraqitet edhe një ekspert për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ku do të vërtetohet që godina ka qenë një vepër arti.


“Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa 2nga 3 u pranuan. Kjo është fitore e momentit. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Kërkuam marrjen e provave që daton që në 1937 që kanë të bëjmë me blerjen e votës. Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se jo vetëm që jemi bashkuar me palën e presidentit, si palë e trete, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve pe të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme. Ngërçi është se palët e interesuara, duke nisur nga Kuvendi, Kryeministria, ministria e Kulturës dhe asaj të Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri nuk ka qenë monument kulture. Ne do të vërtetojmë se teatri jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit,”– tha Kalaja.

LAJMI KRYESOR: “Kushtetuesja” shtyn më 15 qershor gjyqin për ‘Teatrin Kombëtar’! E kërkoi Presidenca: Na duhet kohë! Hedh poshtë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve, s’ka nevojë për Ramën e Braçen

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja gjykata kushtetuese gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar adriana kalaja gjykata kushtetuese gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:31

VLORE- Vrasja e Shkëlzen Velajt pak para mesnate në qytetin e Vlorës ka mbushur kupën në raportet e brendshme të Policisë së Shtetit. Gazetari i Fax News, Fatjo...

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:28

TIRANË– Vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e presidentit Ilir Meta, për për shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia...