Aktualitet

15 muaj heshtje! Gazetari Vezaj ngre PIKËPYETJE: Pse KLGJ-ja nuk i publikon vendimet e Vetting-ut për “kokat” e dr

3 Qershor 2021, 10:53 Nga DOSJA
15 muaj heshtje! Gazetari Vezaj ngre PIKËPYETJE: Pse KLGJ-ja nuk i publikon

TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një pyetje lidhur me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, lidhur me vendimin e procesit të Vetting-ut për tre nga “kokat” e drejtësisë shqiptare. Në postimin e tij, Vezaj shkruan se prej 15 muajsh, ende nuk është zbardhur vendimi që është marrë për tre gjyqtarët, Edvin Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi. Për këtë të fundit, gazetari ngriti pyetje nëse kishte të njëjtin problem njëjtë si bashkëshortja e tij, Edlira Peti, e cila nuk mundi të justifikonte pasurinë e saj.

“Pse nuk i publikohet ketyre vendimi i vleresimit ne kriterin e pasurise, profesional dhe integritetin!? Cili eshte vleresimi i anetareve per keta tre gjyqtare? Cfare pasurie kane!?? Ku kane punuar nder vite?? Pse 4 gjyqtareve te emruar nga radhet e gjyqesorit (ju publikua menjehere vendimi vetingsave dhe Pupes, Pandes e Sadushit jo?! Cfare po fshehin anetaret e KLGJ-se!? A kane probleme me pasurine keta tre gjyqtaret!? Cfare pronash dhe nga sa para kane!? Per Panden dhe Pupen ndoshta do merrem nje dite tjeter, por vendimi i Vetingut per Sokol Sadushin ka shume rendesi se eshte njeri nga autoret e reformes (i vendosi kriteret per vete),“-shkruan Vezaj. 

POSTIMI I PLOTË: 

Anetaret e Keshillit te Larte Gjyqesor, nuk zbardhin vendimet e “vetingut” per tre anetaret e Gjykates se Larte te emeruar qe ne mars te 2020! Ne kohen kur anetare e KLGJ-se i bejne gjyqin dhe i kerkojne llogari gjyqtareve per shkelje te ndryshme mes tyre edhe per vonesat ne zbardhjen e vendimeve, ata vet edhe pse me kohe te plote ne pune dhe me ndihmesa nuk zbardhin edhe pas 15 muajve vendimin e “vetingut” per tre gjyqtatret Edvin Pupe, Ilir Panda e Sokol Sadushi! Pse nuk i publikohet ketyre vendimi i vleresimit ne kriterin e pasurise, profesional dhe integritetin!? Cili eshte vleresimi i anetareve per keta tre gjyqtare? Cfare pasurie kane!?? Ku kane punuar nder vite?? Pse 4 gjyqtareve te emruar nga radhet e gjyqesorit (ju publikua menjehere vendimi vetingsave dhe Pupes, Pandes e Sadushit jo?! Cfare po fshehin anetaret e KLGJ-se!? A kane probleme me pasurine keta tre gjyqtaret!? Cfare pronash dhe nga sa para kane!? Per Panden dhe Pupen ndoshta do merrem nje dite tjeter, por vendimi i Vetingut per Sokol Sadushin ka shume rendesi se eshte njeri nga autoret e reformes (i vendosi kriteret per vete), katapultoje ne sistem dhjetra gjyqtare e prokurore nga Shkolla e Magjistratures!? Cfare probleme me pasurine ka!!? A ka te njejtin problem sic kishte bashkshortja e tij Edlira Peti, gjyqtare ne Apel ku njeri prej anetareve te KPK-se kerkoje shkarkimin e saj per mos justifikim te pasurise?? Pse OMN-ja nuk u ankua per kete rast!? Po komisioneri publik nuk e ankimoje vendimin per Petin ne KPA!? Pse favorizohet ky perosnazh!? Ju do thoni, pse pikerishte kete? Po ky eshte eksperti larte i reformes qe u “betua” se nuk do marr poste pas reformes e nuk e mbajti fjalen! Nderkohe te gjithe gjyqtaret e prokuroret qe kalojne ne KPK e KPA vendimi i tyre publikohet deri ne qindarke! #Pra KLGj-ja kerkon llogari ndersa vet nuk jep duke fshehur vendimet e vleresimit per keta tre gjyqtare! #PeshkuQelbetNgaKoka#

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin pupe flamur vezaj ilir panda procesi i vettingut sokol sadushi edvin pupe flamur vezaj ilir panda procesi i vettingut sokol sadushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:31

VLORE- Vrasja e Shkëlzen Velajt pak para mesnate në qytetin e Vlorës ka mbushur kupën në raportet e brendshme të Policisë së Shtetit. Gazetari i Fax News, Fatjo...

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:28

TIRANË– Vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e presidentit Ilir Meta, për për shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia...