Politike

Kuvendi i Shqipërisë! Prezantohen raportet vjetore, deputetët shkrihen së qeshuri, Murrizi komenton videot e Enkeleda Kapeda

3 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Kuvendi i Shqipërisë! Prezantohen raportet vjetore, deputetët

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme. Në nisje të seancës Gramoz Rucçi u tregua shumë i prerë me deputetët. Ai u drejtua duke iu thënë se nuk kanë asnjë të drejtë që të merren me shërbimet e Kuvendit, ti bërtasin apo ti intimidojnë.

Debati u nis pasi deputeti i opozitës Artur Roshi kërkoi fjalën pas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, teksa akuzoi për refraktarë shërbimet e Kuvendit që nuk e lejonin të fliste. Ruçi shtoi se deputetët nuk duhet të bëjnë zhurmuesin me telefon dhe nuk duhet të pengojnë punën e ILD. Kjo deklaratë e tij u shoqërua me të qeshura nga Adnor Shameti dhe Myslim Murrizi.

Gjatë seancës, u prezantuan raportet në lidhje me Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, për Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, për Komisionierin e të Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, e sërë raportesh të tjera.

Ralf Gjoni e ka konsideruar një sinjal të fortë për parnerët europianë, shpalljen nongrata të 5 shtetasve në Bullgari, nga SHBA. Gjoni u shpreh se vendimi është një shuplakë ose sinjal shumë i fortë për partnerët europianë nga SHBA për t’i bërë të qartë që në Ballkan vende anëtare të NATO nuk mundet të vazhdojnë të jenë të kapura nga krimi organizuar nga mafia politike.

Halit Valteri iu drejtua me disa pyetje Gentiana Sulës, drejtuese e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit. Ai e pyeti Sulën se nëse kanë dosje VIP, si dhe u shpreh se në Kuvend janë ulur politikanë që kanë persekutuar dhe burgosur gjatë regjimit komunist.

Deputeti Myslym Murrizi komentoi në seancën plenare videot e publikuara në rrjetet sociale të Gjykatëses, Enkeleda Kapedani. Ai iu drejtua Metanit duke thënë se duhen verifikuar të gjithë personat që janë në sistemin e gjyqësor. Për videot e shpërndara në Tik Tok, Murrizi pyet se ku i gjejnë paratë që të bëjnë botox, të kenë veshje të shtrenjta dhe udhëtime në jug të vendit apo jashtë vendit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 3 qershor 2021 seance plenare 3 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2021, 21:16

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë për akuzat e kreut të opozitës që ka bërë kundër saj. E ftuar në em...