Aktualitet

Aksident në Lushnje, furgoni përplas biçikletën, veterineri rëndë në spital. Lëndohen edhe dy pasagjerët e mjetit

3 Qershor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Aksident në Lushnje, furgoni përplas biçikletën,

LUSHNJE– Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Ngjarja është shënuar në orën 11:15, ku furgoni me targa AA 379 TR ka aksidentuar një veteriner që po udhëtonte me biçikletë. Nga aksidenti janë dëmtuar dy personat që udhëtonin në furgon, por më rëndë është plagosur drejtuesi i biçikletës, Flamur Gjata.

Sipas bluzave të bardha, Gjata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Reanimacionit, ndërsa është ndaluar nga Policia drejtuesi i furgonit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje flamur gjata aksident në lushnje flamur gjata

Sondazh

Poll