Aktualitet

Kujt po i bëhej gati pakoja? Kapen 3 mina me telekomandë, prangosen të rinjtë, një “dhuratë shpërthyese” kushton 2500

3 Qershor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Kujt po i bëhej gati pakoja? Kapen 3 mina me telekomandë, prangosen

DURRËS– Tri mina me telekomandë janë kapur në Durrës mbrëmjen e djeshme, duke çuar tre të rinj në pranga. Pas informacioneve të siguruara në rrugë informative, Policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Volvo” ku edhe u gjetën minat e lidhura me telefon. Në pranga të efektivëve përfunduan Ilir Aliu, 47 vjeç; Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Nga hetimet paraprake rezultoi minat do të shiteshin në Durrës për 2500-3000 euro copa. Deri më tani asnjë prej të prangosurve nuk rezulton me precendetë penalë, megjithatë ende nuk ka një informacion më të detajuar nga Policia e Shtetit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzeu”. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen tri mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzeu”.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: – I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A. dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar çakalli durres edmond bardhi ilir alliu mina me telekomande ne durres operacioni muzeu bledar çakalli durres edmond bardhi ilir alliu mina me telekomande ne durres operacioni muzeu

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 06:31

Shqipëria heq dorë nga kalimi i shpejtë në 5G

TIRANË– Autoritetetet shqiptare duket se kanë hequr dorë nga një implementim i shpejtë i teknologjisë 5G.Në fillim të vitit të kaluar, AKEP kishte pa...