Aktualitet

Vritet me armë zjarri në lokalin e tij 62-vjeçari në Lushnje, i biri rëndë në spital! Ngjarja pas një sherri, autori i d

2 Qershor 2021, 23:02 Nga DOSJA
Vritet me armë zjarri në lokalin e tij 62-vjeçari në

LUSHNJE– Vetëm pak pas atentatit në Vlorë, nga të shtënat e kallashnikovit është tronditur edhe Lushnja. 62-vjeçari Rako Qorri është qëlluar me armë zjarri, duke u lënë i vdekur në vend në banakun e lokalit të tij, ndërsa i plagosur ka mbetur djali. Klejdi Qorri, vetëm 31 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, në fshatin Fier i Ri, afër Krujtes, në lokalin që kishte në pronësi vetë viktima. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithçka ka nisur nga një sherr i momentit me autorin e prangosur Sofokli Shani.

Pas nisjes së konfliktit, autori Shani ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas ka qëlluar ndaj babë e bir në banak. Dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, megjithatë pritet që të vërtetohet nga Policia e Shtetit. 

Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Po ashtu mësohet se Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.

Pritet që dëshmia e tij dhe e 31-vjeçarit që u mbijetoi plumbave të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e vrasjes që tronditi zonën. Deri më tani nuk raportohet se as babai dhe as i biri të kenë pasur precedentë penalë të mëparshëm, ndaj e vetmja pistë ku edhe po hetohet është ajo e konfliktit të çastit. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sofokli shani ekzekutohet biznesmeni ne lushnje klejdi qorri rako qorri sofokli shani vritet rako qorri arrestohet sofokli shani ekzekutohet biznesmeni ne lushnje klejdi qorri rako qorri sofokli shani vritet rako qorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 06:31

Shqipëria heq dorë nga kalimi i shpejtë në 5G

TIRANË– Autoritetetet shqiptare duket se kanë hequr dorë nga një implementim i shpejtë i teknologjisë 5G.Në fillim të vitit të kaluar, AKEP kishte pa...