Aktualitet

Ekzekutohet në derën e shtëpisë 43-vjeçari Shkëlzen Velaj, i vëllai vdiq në “Masakrën e Çoles”, autorët e ndoqën

2 Qershor 2021, 22:35 Nga DOSJA
Ekzekutohet në derën e shtëpisë 43-vjeçari

VLORË – 5 minuta para orës 00:00, Shkëlzen Velaj u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë, teksa përpiqej që t’i shpëtonte me vrap atentatorëve. 43-vjeçari Shkëlzen Velaj sapo kishte mbërritur poshtë pallatit ku jetonte në lagjen Çole të Vlorës, kur nga pasqyra kishte dalluar një makinë të dyshimtë që e kishte ndjekur deri në shtëpi.

I frikësuar nga ajo që mund të ndodhte, i riu ka lënë makinën ndezur dhe është nisur me vrap duke ngjitur shkallët e pallatit për t’u strehuar në banesën e tij, ku e priste e ëma. Por kjo nuk i ka penguar autorët, të cilët dyshohet se ishin dy. Ata i janë vënë pas të riut dhe në momentin që i është afruar derës së apartamentit e kanë “shkundur” karikatorin e armës tip “kallashnikov”, duke lënë në vendin e ngjarjes mbi 30 gëzhoja. Plumbat e marrë, kryesisht në bark, i kanë marrë jetën të riut. 

Fqinjët kanë rrëfyer se në momentin e fundit, para krismave kishin dëgjuar të riun që t’i kërkonte të ëmës që t’i hapte derën. Por e moshuara nuk e ka dëgjuar pasi vetëm pak sekonda më pas ndaj tij u zbraz karikatori. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorë dhe në afërsi të fshatit Babicë kanë braktisur makinën tip BMW pa targa të cilën e kanë djegur. Brenda në makinën e djegur policia ka gjetur dhe kallashnikovin me të cilin autorët qëlluan viktimën.

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në “Masakrën e Çoles”, e ndodhur në 2015-ën. Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është hakmarrja e nxitur si pasojë e vrasjeve të ndodhura në vite, të nisura që nga ajo e Çoles. ‘Masakra e Çoles’ që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve. Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë vëllezërit Llanaj. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. 

(k.m/f.m/a.b/f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj ardi velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 06:31

Shqipëria heq dorë nga kalimi i shpejtë në 5G

TIRANË– Autoritetetet shqiptare duket se kanë hequr dorë nga një implementim i shpejtë i teknologjisë 5G.Në fillim të vitit të kaluar, AKEP kishte pa...