Aktualitet

ATENTATI ndaj 35-vjeçarit në Vlorë/ Makina u braktis nga autorët, i vunë flakën, policia gjen në ‘BMW’ kallashnikovin

3 Qershor 2021, 06:33 Nga DOSJA
ATENTATI ndaj 35-vjeçarit në Vlorë/ Makina u braktis nga

VLORË– Policia ka nisur kontrollin në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt në Vlorë. Menjëherë pas ekzekutimit të tij, u gjet një mjet i braktisur i cili ishte duke u shkrumbuar. Policia dyshon se mjeti mund të jetë i autorëve që kryen krimin ndaj 35-vjeçarit.

Gjatë kontrollit në makinën tip ‘BMW’, është gjetur një armë kallashnikov që dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë së katit të 5 ku banonte viktima, Shkëlzen Velaj.

ATENTATI ndaj Shkëlzen Velaj/ Dinamika: 35-vjeçari vuri re se po ndiqej, iku me vrap te dera e shtëpisë, autorët e ndoqën nëpër shkallët e pallatit, zbrazën mbi të kallashnikovin

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 06:31

Shqipëria heq dorë nga kalimi i shpejtë në 5G

TIRANË– Autoritetetet shqiptare duket se kanë hequr dorë nga një implementim i shpejtë i teknologjisë 5G.Në fillim të vitit të kaluar, AKEP kishte pa...