Aktualitet

‘Ishte e vështirë’/ Kaloi procesin e “Vettingut”, Imeraj: Jam prokurore që në të shkuarën më etiketuan si të dja

3 Qershor 2021, 06:01 Nga DOSJA
‘Ishte e vështirë’/ Kaloi procesin e

TIRANË–Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Përballë Fevziut, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta. Një prej tyre kishte lidhje dhe me procesin e vettingut. Imeraj tha se procesi ishte i vështirë mirëpo i nevojshëm. Ndër të tjera, ajo tha se në të shkuarën e kanë etiketuar si të djathtë, duke e lidhur me origjinën e saj që është nga Tropoja.

BISEDA:

Imeraj: Procesi ishte po aq i vështirë sa dhe i nevojshëm.

Fevziu: Ka pasur diskutime në të shkuarën për ju, si i përgjigjeni?

Imeraj: Unë jam një prokuror që e kam filluar rrugëtimin tim në vitin 2004. Kjo është një temë tjetër, po nëse i referohemi, vettingu është i nevojshëm. Në lidhje me pyetjen tuaj nuk mund të flas për askënd. Si prokuror jam mësuar që cdo gjë duhet të vendoset në bazë të fakteve dhe provave. Unë jam prokurore që para disa vitesh në një hetim të një zyrtari të lartë jam etiketuar si e lidhur me politikën e djathtë, me Berishën, nga origjina ime nga Tropoja.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elizabeta imeraj elizabeta imeraj

Sondazh

Poll