Aktualitet

ATENTATI ndaj Shkëlzen Velaj/ 35-vjeçari u nis me vrap te dera e shtëpisë, autorët e ndoqën nëpër shkallët e pallatit,

3 Qershor 2021, 05:23 Nga DOSJA
ATENTATI ndaj Shkëlzen Velaj/ 35-vjeçari u nis me vrap te dera e

VLORË– Detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë janë bërë të ditura. Mësohet se viktima ka qënë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit.

Mirëpo në momentin kur u afrua pranë derës, atentatori ka lëshuar breshëri plumbash, në një distancë të afërt, në drejtim të tij. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35-vjecarit.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “Bay passit” ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Mendohet se autor të ngjarjes janë më shumë se dy persona. Menjëherë pas ekzekutimit të tij, u gjet një mjet i braktisur i cili ishte duke u shkrumbuar. Policia dyshon se mjeti mund të jetë i autorëve që kryen krimin ndaj 35-vjeçarit.Gjatë kontrollit në makinën tip ‘BMW’, është gjetur një armë kallashnikov që dyshohet të jetë arma e krimit.

Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, roli i të cilëve ende nuk dihet. Ndërkohë që pika kontrolli janë ngritur në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan për të kontrolluar çdo person të dyshimtë që mund të çojë në prangosjen e autorëve.

Kush ishte Shkëlzen Velaj?

Shkëlzen Velaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme, ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili. Të jetë vrasja e Shkëlzen Velajt, pjesë e këtij zinxhiri? Kjo është pista krysore që grupi hetimor ka mbi tavolinë, që mund të shënojë dhe rikthimin e bandës së Llanajve në skenë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll