Bota

Arrestohet në Turqi bashkëpunëtori i mafjozit Sedat Peker, po tentonte të largohej drejt Egjiptit

2 Qershor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Arrestohet në Turqi bashkëpunëtori i mafjozit Sedat Peker, po

TURQI- Boban Tomovski, shtetasi maqedonas i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i mafjozit të njohur turk Sedat Peker, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Stambollit.

Mediat turke raportojnë se ai u arrestua në aeroportin e Sabiha Gökçen ku i përfshirë në një operacion droge po synonte të largohej drejt Egjiptit. Tomovski dyshohet të takohej shumë shpesh me Sedat Peker në Maqedoni dhe Shkup ku edhe ka shpërndarë foto me të nëpër rrjete sociale.. Tomovski u dorëzua në Drejtorinë e Degës së Kontrabandës Anti-Emigrant dhe Portat e Kufirit për zbatimin e procedurave të dëbimit pas përfundimit të procedurave gjyqësore.

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar, në Maqedoni ai akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara. Ai është emri i dytë që përmendet për lidhje dhe fshehje në Shqipëri. I pari është Faruk Ozer, i njohur si bosi i kriptomonedhave, i akuzuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boban tomovski sedat peker turqi boban tomovski sedat peker turqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 12:10

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik

Nga Salman RushdieNë librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër ...