Bota

Përfundon takimi Osmani-Kurti, ende nuk ka një datë për zgjedhjet vendore, pritet konsultimi me të gjitha partitë

2 Qershor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Përfundon takimi Osmani-Kurti, ende nuk ka një datë për

KOSOVË– Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen gjatë kësaj vjeshte.

Sipas Insajder, Kurti pas këtij takimi tha se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar por që zgjedhjet do të mbahen në tetor pa u takuar Presidentja me kryetarët e partive të tjera politike.

Në 38 komunat e Kosovës, këtë vjeshtë do të ketë zgjedhje që do të jenë të rëndësishme, pasi që edhe qeverisja lokale ndikon shumë në jetën e mirë të qytetarëve tanë. Për ne, sa ma heret aq më mirë, por sikurse viteve të tjera ashtu edhe këtë vit zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor”,– tha ai.

I pyetur se kush do të jetë kandidat i LVV-së për Komunën e Prishtinës, Kurti duke mos përmendur asnjë emër tha se ai do të përcaktohet nga Këshilli i Qendrës dhe jo nga kryesia e kësaj partie, por që sipas tij, sigurisht se do të jetë një emër që e duan të gjithë.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Lajmi kryesor/ Vjosa Osmani nis sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 12:10

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik

Nga Salman RushdieNë librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër ...