Bota

Abdixhiku: Nuk kemi ngjashmëri me Vetëvendosjen, qeveria Kurti me fillimin më të dobët që nga Pavarësia e Kosovës

2 Qershor 2021, 11:36 Nga DOSJA
Abdixhiku: Nuk kemi ngjashmëri me Vetëvendosjen, qeveria Kurti me

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se qeveria Kurti ka pasur fillimin më të dobët, në histori të ndonjë qeverisje. Ai tha se qeveria që uidhëhiqet nga Albin Kurti është duke u sjellë në mënyrë arrogante.

Abdixhiku tha se qeveria nuk ka pozicion për dialogun, teksa shtoi se kryeministrit Albin Kurti ia ka dorëzuar një dokument për parimet mbi të cilat duhet të sillet Kosova.

Sipas Express, kryetari i LDK-së, deklaroi se në kjo parti nuk do të marrë pjesë në dialog.

Baza negociuese të mos jete diskutimi për Kosovën. Kosova të respektojë statusin juridik të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë. Karakteri unitar te mos rëndohet. Dokumentin nuk e kemi dorëzuar që te bëhemi pjesë e dialogut. LDK-ja nuk merr pjesë në dialog, kemi dorëzuar një dokument se nuk po dinë çfarë të bëjnë. Nuk janë temë akuzat e paraardhësve. Duhen negociata të thella dhe të vështira. Qeveria duhet të raportojë para dhe pas kthimit nga negociatat. Nuk po themi jo negociata, vetëvendosje – por shkoni mbrojeni Kosovën. Qeveri totalisht e papërgatitur në dialog, pretekst për t’iu shmangur dialogut. Nëse ky është qëllimi duhet ta thotë”,- ka vazhduar Abdixhiku.

Në një debat publik në Lëvizjen Fol, Abdixhiku tha se Vetëvendosje është duke qeverisur me arrogancë  dhe duke u marrë me të kaluarën.

Kjo qeveri ka pasur startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë, në kuptim të mungesës së sjelljes, ka arrogancë por edhe marrjes me të kaluarën. Kemi një qeveri të dobët, kemi parë punën e disave që kanë qenë drejtorë në komunën e Prishtinës, nuk kanë pas rezultate”,- ka thënë Abdixhiku në këtë debat.

Si të domosdoshme ai e ka parë rimëkëmbjen ekonomikë pas pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti lëvizja vetëvendosje lumir abdixhiku albin kurti lëvizja vetëvendosje lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 10:22

ITALI– Një situatë e tensionuar është shënuar sot në mëngjes në qendrën e Panairit të Bolonjës ku që në mesnatë, rreth pesë mijë njerëz u rreshtuan për të...