Bota

Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës, polumbarët po e kërkojnë përgjatë Bunës, dyshohet se u eleminua nga trafikantët e d

2 Qershor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës, polumbarët po e

MALI I ZI- Të tjera detaje kanë dalë nga zhdukja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezovic, në Shkodër. Hetimet janë shtrirë në fushën e trafikimit të drogës, pasi ai mund të jetë përfshirë në trafikun e 1.5 ton marijuanë që u kap në kuadër të operacionit ” Kurthi”, gjë e cila mundet t’i ketë marrë jetën.

Mediat vendase shkruajnë se autoritetet shqiptare kanë nisur të kërkojnë ish-shefin e antidrogës përgjatë lumit Buna, ndëkohë që policia e Shkodrës ka nisur një hetim pas dosjeve të marra nga policia e Malit të Zi, nëse ai ka qënë apo jo i përfshirë. Kontakti i tij i fundit është lokalizuar më 27 maj pranë kufirit. Më pas telefoni i tij ka qenë i fikur. Policia shqiptare ka nisur kërkimet në këtë zonë. Besohet se ai po udhëtonte me një varkë nëpërmjet Bunës. Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit emri i Elezoviç nuk figuron në sistemin TIMS.

54-vjeçari kishte kryer udhëtime të shumta kohët e fundit drejt Shkodrës. Po ashtu, Shefi i antidrogës ka qenë duke hetuar një çështje të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim me policinë e Shkodrës.

Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.Që prej 27 majit, ish-zyrtari i lartë i policisë nuk është parë më. Hetimet kanë nisur nga prokuroria, por kjo ngjarje është e mbushur plot mister.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rudolf elezovic zhduket ish-shefi i ulqinit rudolf elezovic zhduket ish-shefi i ulqinit

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 10:22

ITALI– Një situatë e tensionuar është shënuar sot në mëngjes në qendrën e Panairit të Bolonjës ku që në mesnatë, rreth pesë mijë njerëz u rreshtuan për të...