Bota

Von Der Leyen i shkruan Osmanit: Do të angazhohemi për një vendim pozitiv rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

2 Qershor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Von Der Leyen i shkruan Osmanit: Do të angazhohemi për një vendim

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, me të cilën ajo e ka uruar për detyrën dhe ka theksuar se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.

Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut”,- thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.

Sipas Telegrafit, thuhet se Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora liberalizimi i vizave per kosoven ursula von der leyen vjosa osmani liberalizimi i vizave per kosoven ursula von der leyen vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 10:22

ITALI– Një situatë e tensionuar është shënuar sot në mëngjes në qendrën e Panairit të Bolonjës ku që në mesnatë, rreth pesë mijë njerëz u rreshtuan për të...