Ndryshimi i përdorimit të gomones, nga transporti i emigrantëve te turizmi
VLORË– Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Europën.
Të lidhur me Italinë nëpërmjet detit Jon, shqiptarët nisën emigrimin e paligjshëm.
Së pari me anije ditën për diell, e më pas me gomone gjatë natës, për t’i shpëtuar policisë kufitare të shtetit fqinj. Në ato vite gomonet morën shumë jetë njerëzish.
Sot, 30 vite më pas, Besmiri drejton biznesin e familjes, Marina Bay Resort, një prej resorteve më të njohur në jug të Shqipërisë, në Vlorë.
Ndërrim i destinacionit
Ai ka gjetur një simbolikë të veçantë turizmi: sjelljen me gomone luksoze të turistëve italianëve nga Puglia, në Vlorë.
“Për ne që e kemi jetuar një ndryshim kaq të shpejtë është edhe një lloj krenarie, pasi nga një vend që shkonim për të parë ëndrrën, pa marrë parasysh të gjithë risqet që mbartte një udhëtim i rrezikshëm, sot kthehemi në një vend që mirëpret turistët kuriozë, turistët e aventurës në një udhëtim tejet të sigurtë.” – thotë Besmiri.
Udhëtimi i sigurtë dhe i rehatshëm nga brigjet italiane në ato shqiptare zgjat rreth 2 orë e gjysmë. Ideja e bashkëpunimit mes Lulajt dhe partnerëve italianë lindi dy vite më parë gjatë një panairi turizmi. “Ka turistë që e kanë eksperiencë të parë dhe thjesht vijnë e ikin. Ndërkohë që këtë vit ne e shtuam gamën e ofertës, duke bërë një exchange/shkëmbim të turistëve. Pra ata vijnë dhe qendrojnë tri ditë tek ne, ndërkohë që ne nisim një grup shqiptar që shkon e qendron tri ditë në Puglia, kryesisht në zonën e Otrantos, dhe secili merr eksperienca të ndryshme duke bërë të njëjtin itinerar.” – thotë Besmiri.
Ndërkohë që Besmir Lulaj bëhet gati për këtë sezon veror për grupin e parë të turistëve italianë që vijnë me gomone luksoze, bregdeti i Vlorës rezulton të jetë tërësisht i prenotuar gjatë muajve korrik dhe gusht me turistë nga e gjithë bota.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Ishte nisur e vetme në Alpe/ Bllokohet prej 3 orësh në Qafën e Valbonës, turistja zviceriane shpëtohet nga alpinisti (PAMJ
VALBONË– Një turiste zvicerian e cila ishte nisur e vetme në një udhëtim në Alpe, ka mbetur e bllokuar në Qfën e Valbonës. Turistja qëndroi tre orë e bllok...
U nis për t’i vrarë/ Shqiptari në Greqi shkon te shtëpia e ish-bashkëshortes me THIKË në dorë, policia e ndalon, i
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e djeshme. Një shqiptar, ka marrë një thike kuzhine dhe u nis drej shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij në...
Plas SHERRI mes besimtarëve në Kishën e Laçit, policia bën arrestime në vendin e shenjtë, qytetari: Na traumatizoi!
LAÇ– Një sherr i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Kishën Shna Ndou në Laç. Një qytetar ka denoncuar në ‘JOQ’ me video ngjarjen e ndodhur. S...
HARTA LIVE/ Diell gjatë gjithë ditës, temperaturat shkojnë deri në 27°C! Njihuni me parashikimin e motit për sot
TIRANË– Në vend do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme. Orët më diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit por nuk do të ...
Paskal Milo për rishkrimin e historisë: Duhet të dënohen ata që kanë bërë krime para dhe pas lufte
TIRANË– Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel foli për rishkrimin e historisë së vendit tonë.Ai tha se kur rishkruhet historia ...
Shkallët e lyera me gjak! Biznesmeni Çajup Selimi u nxorr nga shtëpia me një thirrje, atentatorët e qëlluan me plumb në z
TEPELENË– Dosja.al ka zbardhur rrethanat e vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Mësohet se dy...
ROMANTIKE mbi të gjitha! Gjyqtarja Enkeleda Kapedani shtrëngonte duart me të shoqin në makinë, filmon trupin: Gishti i mesi
TIRANË– Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani për të cilën ILD-ja ka kërkuar shkarkimin nga detyra, ishte dhe mjaft romantike. Dosja.al ju sjell disa video...
Skandali| Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht
KUKËS- Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari që është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 11 ditësh gabimisht. Leandro Përgjegaj,...
Skandali i arrestimit të 61-vjeçarit, Prokuroria dhe Gjykata e Kukësit neglizhuan të dhënat e të akuzuarit
KUKËS- Emisioni Stop denoncoi rastin skandaloz të Prokurorisë dhe të Gjykatës së Kukësit, që për shkak të gabimeve në hetim dhe detyrës së pakryer, një qyt...