Aktualitet

Paskal Milo për rishkrimin e historisë: Duhet të dënohen ata që kanë bërë krime para dhe pas lufte

1 Qershor 2021, 22:12 Nga DOSJA
Paskal Milo për rishkrimin e historisë: Duhet të dënohen ata

TIRANË– Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel foli për rishkrimin e historisë së vendit tonë.

Ai tha se kur rishkruhet historia jo domosdoshmerisht do të thotë se përmbyset. Por sipas tij bëhen korrigjime të fakteve.

Milo gjithashtu shtoi se duhet të dënohen ata që kanë bërë krimi para dhe pas lufte

Ka kendveshtrime te ndryshme te tregimit historik dhe per rrjedhoje here pas here lind nevoja qe historia te rishkruhet. Por historia kur rishkruhet nuk do te thote se permbyset.

Ka korrigjime te fakteve permes nje analize shkencore, ka patjeter dhe interpretime nga kendveshtrime te reja qe e diktojne kendveshtrimet e reja, zbulimet e reja dhe dokumentat e reja. Por kolonat e historise shqiptare jane te percaktuara dhe patjeter qe eshte detyre e historianeve ti afrohen sa me shume realitetit historik duke bere analiza sa me shkencore.

Pra me pak fjale gjithe kjo ngaterrese qe po behet ka si burim kryesor nderhyrjen e politikes edhe amatorizmin historigrafik qe ne menyre te vecante shfaqet ne rrjete ku injorantet nga me injorantet pretendojne te gjykojne historine dhe te arrijne ne konkluzione historike.

Ata qe kane bere krime patjeter qe do te vihen pikat mbi I. Ato cfare kane ndodhur ne aspektin e krimeve, do te evidentohen. Patjeter qe krime kane bere dhe formacionet partizane dhe brigada e pare .

Kjo nuk e perjashton kurrsesi pergjegjesine e institucioneve shqiptare kolaboriaconiste, pergjegjesine e Ballit Kombetar qe ka bashkepunuar me formacionet naziste per te luftuar kunder partizaneve. Ka nje mal me dokumenta qe e vertetojne bashkepunimin e hapur te ballit kombetar me gjermanet”.

Marrë nga Hapur.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paskal milo paskal milo

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 20:13

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda K...