Aktualitet

2 Qershor 2021, 06:08 Nga DOSJA

TIRANË– KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.

Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.

Ditën e djeshme Artur Metani dorëzoi në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.

Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll