Aktualitet

ROMANTIKE mbi të gjitha! Gjyqtarja Enkeleda Kapedani shtrëngonte duart me të shoqin në makinë, filmon trupin: Gishti i mesi

1 Qershor 2021, 21:20 Nga DOSJA
ROMANTIKE mbi të gjitha! Gjyqtarja Enkeleda Kapedani shtrëngonte duart

TIRANË– Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani për të cilën ILD-ja ka kërkuar shkarkimin nga detyra, ishte dhe mjaft romantike. Dosja.al ju sjell disa video të reja, në kuadër të sagës së filmimeve të Kapedanit, e cila reklamonte jetën luksoze në rrjetet scoaile.

Në një prej videove, Kapedani shihet mjaft romantike, teksa filmon momentin kur shtrëngon duart me partnerin e saj. Në një tjetër, Kapedani kërcen teksa filmon trupin dhe rrotullon flokët, ndërsa videon e radhës ua ka dedikuar ‘haters’ave (atyre që urrejnë). Mbi video ka vënë një ikonë me gishtin e mesit, si një formë përshëndetjeje për ta.

Sot, Inspektori i Lartë i Drejtësi Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.

Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ild kerkon shkarkimin e kapedanit videot e enkeleda kapedanit ild kerkon shkarkimin e kapedanit videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 20:13

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda K...