Sport

Bëri vaksinën tre ditë më parë, futbollisti i Interit rezulton me COVID-19, humbet përfaqësuesen dhe shtrohet në spital

1 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Bëri vaksinën tre ditë më parë, futbollisti i Interit

KILI-Arturo Vidal është shtruar në spital në Santiago de Kili për shkak se lojtari ka rezulutar me COVID-19. Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi: “Lojtari rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë tamponëve të kryer më datë 31 maj”.Vidal u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese.

“Fatkeqësisht në kontrollet e sotme zbulova se isha pozitiv me COVID-19. Këtë herë nuk do të jem në gjendje të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia.

Unë do të shërohem,për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e La Roja de Todos,” tha Vidal. “Falënderoj të gjithë mjekët që janë kujdesur për të gjithë kilianët që po luftojnë këtë pandemi të tmerrshme. Dhe unë ju po ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni.”

Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me Covid-19 së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

 

 

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)

E.Ç (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter kili vidal inter kili vidal

Sondazh

Poll