Sport

Mister e konspiracion në Inter-Juve 2018, Le Iene siguron pamje ekskluzive në dhomën VAR: “Uhh çfarë goditje! Është

1 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Mister e konspiracion në Inter-Juve 2018, Le Iene siguron pamje ekskluzive

ITALI-Pas emisionit tetorin e kaluar, Le Iene është rikthyer në takimin Inter-Juventus luajtur në vitin 2018. Bardhezinjtë në atë ndeshje fituan me shifrat 3-2 duke hipotekuar titullin kampion. Zhurmë në atë takim ka bërë faulli i famshëm ku Miralem Pjanic ndërhyn fort ndaj Rafinhas me arbitrin Orsato që hezitoi ti tregonte kartonin e dytë të verdhë mesfushorit boshnjak.

Një rast kompleks gjithashtu duke pasur parasysh mungesën e regjistrimeve audio-video në dhomën e VAR: Prokurori i atëhershëm i FIGC Giuseppe Pecoraro kishte hapur një hetim për të kuptuar se çfarë ndodhi në atë moment, por vetë kreu i arbitrave Nicola Rizzoli e ka mohuar ekzistencën e ndonjë materiali.Redaksia e Le Iene, në një raport nga Filippo Roma dhe Marco Occhipinti siguruan pamje brenda dhomës së VAR dhe iu drejtuan dy djemve të aftë në leximin e buzëve.

Arbitri që ndodhej në dhomën e VAR Paolo Valeri kërkon të rishikojë imazhet, pastaj shtyp një buton të kuq që përdoret për të thirrur gjyqtarin në kufje: nga leximi i buzës kupton konfirmimin e VAR, “Uhh çfarë goditje! Ka kontakt, po e kontrolloj më mirë”.Alessandro Giallatini, ndihmësi i Var, thotë: ” kartoni i verdhë duhet të jepet” duke e përsëritur dy herë këtë frazë, me konfirmimin nga vetë Valeri (“Po, natyrisht”). Të tre të përfshirë, të pyetur përsëri, kanë vendosur të mos bëjnë asnjë deklaratë: dyshimet mbesin pas shumë vitesh, polemikat gjithashtu.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter juventus orsato inter juventus orsato

Sondazh

Poll