Bota

U deklarua se do hapej ambasada spanjolle në Kosovë, Ministria e Jashtme e Spanjës mohon zërat: Qëndrimi ynë nuk ka ndrysh

31 Maj 2021, 21:10 Nga DOSJA
U deklarua se do hapej ambasada spanjolle në Kosovë, Ministria e

KOSOVË- Ministria e Jashtme e Spanjës ka mohuar të gjitha spekulimet se do të hapë një ambasadë në Kosovë. Pas spekulimeve që dolën ditën e sotme në mediat kosovare, MJP e Spanjës në një përgjigje për Telegrafin, ka deklaruar se qëndrimi i saj për Kosovën nuk ka ndryshuar, por që rinisjen e dialogut me Serbinë e sheh si një lajm të mirë.

“Në këtë kuptim, ne e konsiderojmë rinisjen e dialogut si një lajm të mirë. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për t’u përpjekur të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dy palët dhe e respektueshme për të Drejtën Ndërkombëtare”, thuhet në pëgjigjen e MJP të Spanjës.

Lajmi se Spanja do të hapë në Kosovë një “urë lidhëse” mes dy vendeve u publikuar nga mediumi “Demokracia” dhe më pas nga media të tjera kosovare.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hapja e ambasades se spanjes ne kosove ministria e jashte e spanjes hapja e ambasades se spanjes ne kosove ministria e jashte e spanjes

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2021, 17:48

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga grupi që dyshohet të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e shqiptarit, Aristides Pappas, ngjarje e ndodhur një ...