Aktualitet

Adriatik Llalla: Donika Prela që nisi hetimin ndaj meje ka blerë prona me vlerë më të ulët se ç’kam bërë unë!

31 Maj 2021, 19:06 Nga DOSJA
Adriatik Llalla: Donika Prela që nisi hetimin ndaj meje ka blerë prona

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tha se prokurorja Donika Prela që nisi hetimet për të, ka blerë gjithashtu prona me vlerë më të ulët se tregu.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Peka tha se njësoj si ai, edhe Prela kishte bërë të njëjtat shkelje.

Pjesë nga biseda:

Peka: Me informacionet që kam unë, prokurorja që ka nisur çështjen edhe ajo ka blerë një apartament në atë zonë me rreth 14 mln, pra në vlerën më të ulët se sa ju.

Llalla: Ky është një realitet i bërë publik në momentin kur kjo ish-prokurore tashmë ishte në procesin e vettingut. Nga të dhënat e bëra publike rezultoi se ajo kishte blerë apartamentin 14 mln lekë dhe brenda 9 muajsh, pra bëhet fjalë për prokuroren Donika Prela, në atë kohë e komanduar nga Arta Marku, si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe filloi për këtë arsye, sepse apartamenti im ishte blerë me çmim më të lirë se zona.

Peka: Pra, Donika Prela që ka nisur hetimin ndaj jush për këtë apartament, vetë ka deklaruar në vetting se ka blerë një apartament gati në gjysmën e çmimit të apartamentit tuaj.

Llalla: Gati në gjysmën e çmimit tim dhe në 9 muaj e ka shitur në 3-fishin e çmimit, ndërsa apartamenti im i blerë në vitin 2012 vazhdon të qëndrojë aty.

Peka: Donika Prela ka qenë prokurore e emëruar nga ju?

Llalla: Ka qenë prokurore brenda sistemit në prokurorinë e Durrësit.

Peka: Flasim pak për tokën. 22 mijë metra2. Me çfarë çmimi është blerë?

Llalla: Çmimi mesatar i tokës është 67 mijë lekë metri katror.

Peka: Ju akuzoheni se e keni blerë më lirë?

Llalla: Akuza bazohet pikërisht në këtë se është blerë më lirë se sa tregu. Ndërkohë që sipas të dhënave të mbledhura nga vetë eksperti gjatë hetimit rezulton se në vetëm 1 rast, pronat kanë qenë më të lartë se sa i pronës time, dhe të gjitha rastet e tjera kanë qenë me çmimin më të ulët.

Peka: Pra në zonën ku keni blerë këtë tokë, çmimi është më i ulët…

Llalla: Bëhet fjalë për një fshat rreth 10 km jashtë Tirane që është një zonë me infrastrukturë jo normale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla donika prela adriatik llalla donika prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 19:03

TIRANË– Pronat e blera me vlerë më të ulët se tregu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk i ka quajtur favore për postin që ka mbajtur. I ftzar në “...