Bota

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë takim ‘kokë më kokë’, Cavusoglu: Të gatshëm për bashkëpunim! Njohje re

31 Maj 2021, 11:54 Nga DOSJA
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë takim

GREQI– Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe ai grek, Nikos Dendias, kanë mbajtur një takim ‘kokë më kokë’ paraditen e sotme në Athinë, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mës dy vendeve.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp,  Dendias tha se të dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme dhe të kundërta për shumë çështje, por që të dy homologët kanë treguar vullnet për t’i tejkaluar ato. Dendias shtoi se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19.

Në fjalën e tij, ministry turk tha se Athina dhe Ankaraja kërkojnë të rrisin bashkëpunimin”dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre “në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta pa kushte paraprake”.

Marrëveshja që arritëm sot me palën greke do të kontribuojë pozitivisht në mënyrë reciproke në sektorin e turizmit. Me palën greke tashmë kemi filluar punimet për projekte konkrete, të fokusuar në veprime dhe bashkëpunim. Kemi arritur konsensus në 25 pika,” tha Cavusoglu.

Lajmi Kryesor: Ministri i jashtëm turk ‘zbarkon’ në Greqi, tjetër përpjekje për uljen e tensioneve për çështjen e detit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mevlüt çavuşoğlu nikos dendias takimi greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll