Bota

Matthew Palmer takohet me Abdixhikun dhe Hotin, në fokus të diskutimeve roli i fuqishëm i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

31 Maj 2021, 11:34 Nga DOSJA
Matthew Palmer takohet me Abdixhikun dhe Hotin, në fokus të

KOSOVË– Zëvendës-ndihmës sekretar i SHBA-së, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, janë takuar me kryetari e LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Lutfi Hazirin dhe Avdullah Hotin.

Në takimin e mbajtur në ambasadën e SHBA në Prishtinë, u diskutua lidhur me qëndrimet e LDK-lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, LDK shkruan se gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

Lajmi Kryesor: Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer ‘zbarkojnë’ në Kosovë, zbardhet AXHENDA e takimeve

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti lumir abdixhiku matthew palmer philip kosnett vizita ne kosove avdullah hoti lumir abdixhiku matthew palmer philip kosnett vizita ne kosove

Sondazh

Poll