Aktualitet

Mbushi “Audin” me klandestinë për ti sjellë në Tiranë, Policia Rrugore i ndërpret rrugën të riut, i vendos p

31 Maj 2021, 09:22 Nga DOSJA
Mbushi “Audin” me klandestinë për ti sjellë në

KORÇË– Një 19-vjeçar, banues në fshatin Zvirinë të Maliqit, u arrestua nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit. I riu me iniciale I. K u ndalua nga shërbimet e policisë rrugore, në aksin Pogradec-Podgorie duke transportuar në drejtim të Tiranës  5 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 19 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e policisë rrugore, në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni perimetri korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 09:11

Një 71-vjecar kërkoi ndihën e Policisë së Tiranës, pasi familja e tij u godit me armë gjatë mesnatës. Burime policore për GazetaSi.al, konfirmojnë se sulmi i ar...