Aktualitet

E “fiksuar” pas Don Xhonit dhe “MAFFIA-s”/ Do të hetohet për videot në ‘Tik-Tok’, kush është kryetarja e Gjykat

31 Maj 2021, 08:02 Nga DOSJA
E “fiksuar” pas Don Xhonit dhe “MAFFIA-s”/ Do të

ELBASAN– Është ironike që një gjyqtare, profesioni i të cilës është i lidhur ngushtësisht me luftën ndaj krimit të shprehet se rrethi i saj është “Maffia”. Kryebashkiakja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është magjistratja, e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje.

Sot Kapedani është kryetare e Gjykatës së Elbasanit dhe do të hetohet për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës dhe i ka hedhur në ‘Tik-Tok’ dhe është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999.

Ymeri,i i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit, kreu i “Çoles”. Enkeleda Kapedan ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit teksa pas dorëheqjes së Zihni Shahut u emërua kryetare shtatorin e 2020. 

Më 30 shtator të vitit të shkuar, në garë për postin e kryetarit të gjykatës garonin, gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.

Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani, garoi me dy koleget e saj, Matilda Fetaun dhe Pajtime Fetahun. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 06:28

GREQI– Mediat greke bëjnë të ditur se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë....