Vendoset një tjetër vepër në Tiranë, aktivisti ndan fotot, komentuesit: Statujë e Covid e denjë për këtë qeveri
31 Maj 2021, 08:02Nga DOSJA
TIRANË– Aktivisti Andi Tepelena ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, disa foto përballë stadiumit ‘Air Albania’ në të cilën shihet se është vendosur një vepër. Tepelena shkruan se kjo vepër instalative do të ishte e denjë për një vend që ndodhet në kulmin e një fushatë ç’minimi.
POSTIMI:
Një vepër instalative si kjo që më zunë sytë do të ishte e denjë për një vend në kulmin e një fushatë ç’minimi. Mbase në një qytet ku çdo ditë hedhin shtat kulla që janë kthyer në mina të vërteta urbane, në kurriz të pejsazhit, natyrës dhe territorit, duke e bërë gati gati skizofrenike bashkëjetesën kolektive, kjo vepër nuk do të përbënte çudi. Por në një kontekst ku kompleksi historik mjaftueshëm i dhunuar nga një arkitekturë agresive kinse bashkëkohore, (pak i mungon nga horrori arkitektonik) me një histori korruptive aluçinante nga mbrapa, një vepër e tillë me shkëqim të jashtëm, përveç kaosit konceptual dhe mish-mashit arkitektonik, mbulon së brendshmi injorancën kulturore, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të një Bashkie, që nuk bën publik as kriteret e përzgjedhjes, as autorin e as fondin e shpenzuar.
Mirëpo ajo që vihet re është se statuja ka formën e Covidit.
‘Statuje e Covid e denje per kete qeveri’, ‘Duket si virus covidi’, – shkruajnë disa nga komentuesit poshtë fotove.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN– Është ironike që një gjyqtare, profesioni i të cilës është i lidhur ngushtësisht me luftën ndaj krimit të shprehet se rrethi i saj është “Maffia”....
ELBASAN– Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani është kontaktuar nga ‘Faxweb’ në lidhje me videot që ka shpërndarë në rrjetin social ‘Tik Tok’ si ...
TIRANË–Ditën e sotme nis kolaudimi i mjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se fillimisht në sitën e kontrollit t...
GREQI– Zbardhet dëshmia e personit që pa nga afër vrasjen e Aris Papas, shqiptarit që u qëllua dje për vdekje në Athinë, i njohur gjithashtu për nofkën “Mili”. ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Unazës së Madhe në Selitë.Një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamion. Ende nuk dihen ...
GREQI– Tjetër vrasje në Athinë! Greqia sot është zgjuar me të shtënat e një tjetër krimi në zonën e Varit në kryeqytet. Mediat greke kanë bërë me dije se viktim...
Aktualitet31 Maj 2021, 06:28
GREQI– Mediat greke bëjnë të ditur se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë....