Aktualitet

Shqipëria kërkon ekstradimin/ Florenc Çapja me leje qëndrimi në Dubai, ka kërkuar azil politik

31 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA
Shqipëria kërkon ekstradimin/ Florenc Çapja me leje

ELBASAN– Avokati i Florenc Çapjas, Neshat Fana ka bërë me dije se klienti i tij ka kërkuar azil politik në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Report Tv, Fana ka konfirmuar lajmin e arrestimit të tij në Dubai. 

Po ashtu, ai shton se i riu nga Elbasani ka leje qëndrimi për në Dubai dhe ka kërkuar azil politik, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. 

“Ai ka paraqitur arsye të besushme se kërkesa e shtetit shqiptar për arrestim janë të paligjshme sepse ai ka 12 vjet që hetohet dhe s’ka asnjë prove qe e implikon atë dhe se kërkesa është arbitrare. Ai do paraqesë prova që e vërtetojnë pozicionin e pafajshëm te tij në këtë çështje në Dubai. Shqipëria prej disa ditësh ka nisur procedurat e kërkesës për ekstradim. Por Florenc Çapja ka leje qëndrimi në Dubai, ka kërkuar azil politik,”– avokati i Florenc Çapjas.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja, ndërsa për Florencin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ai raportohet se është prangosur më 27 maj, por lajmi u konfirmua për autoritetet shqiptare dy ditë më pas.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florenc çapja florenc capja arrestohet florenc çapja florenc capja

Sondazh

Poll