Aktualitet

Bënte ‘namin’ në ‘Tik Tok’ me video nga zyra, ILD mbledhje URGJENTE pas imazheve të publikuara nga Gjyqtarja e Elbasa

31 Maj 2021, 07:10 Nga DOSJA
Bënte ‘namin’ në ‘Tik Tok’ me video nga zyra,

TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistares, Enkeleda Kapedanin, e cila postonte video të ndryshme në ‘Tik Tok’. Sipas njoftimit të bërë publik për mediat, Kapedani ka shkelur kodin etik, duke ndarë pamje nga zyra e saj.

NJOFTIMI:

Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!

E emëruar në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, Kapedani ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Videot e saj në Tik Tok tregonin jetën e luksit, makinat e shtrenja, veshjet Gucci, Prada dhe Luis Vuitton. Ndërkohë ajo nuk nguronte që të tregonte dhe pamjet nga zyra e saj, aty ku bënte sfilada.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 06:28

GREQI– Mediat greke bëjnë të ditur se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë....