Sport

Guardiola dhe mallkimi afrikan për Champions League-n, ja si shprehej dikur agjenti i ish-futbollistit: Shumë shamanë afrikan

30 Maj 2021, 10:38 Nga DOSJA
Guardiola dhe mallkimi afrikan për Champions League-n, ja si shprehej dikur

ANGLI- Objektivi ishte të pushtonte trofeun e 32-të në karrierën e tij dhe të ngjitej në majën e Evropës me Manchester City-n, por mbrëmja në Porto pa triumfin e Chelsea-t të Tuchel dhe për Pep Guardiola trofeu më i lakmuar nuk shkoi në duart e tij.Në vitin 2018 agjenti i ish-futbollistit të Man.City-t, Yaya Toure, Dimitri Seluk do të shprehej pas konfliktit që klienti i tij pati me trajnerin katalanas në atë kohë.

“Unë jam i sigurt që shumë shamanë afrikanë nuk do të lejojnë në të ardhmen që Guardiola të fitojë Champions League-n. Do të jetë si një mallkim afrikan dhe koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo. ” Një mallkim i vërtetë për Pep i cili tani do të dëshirojë të provojë përsëri, për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur në finale për të fituar titullin kontinental dhe për të larguar makthet.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport guardiola manchester city yaya toure guardiola manchester city yaya toure

Sondazh

Poll