Sport

I skadon kontrata muajin tjetër, Milan nuk pret më për Calhanoglun, nis sulmin për yllin e Serisë A

30 Maj 2021, 10:07 Nga DOSJA
I skadon kontrata muajin tjetër, Milan nuk pret më për

ITALI-Hakan Calhanoglu është gjithnjë e më larg Milanit. Kontrata e turkut skadon saktësisht muajin tjetër dhe klubi kuqezi nuk ka ndërmend të presë më gjatë dhe për këtë arsye Maldini dhe Massara po lëvizin për ta zëvendësuar atë: emri më i lakmuar është ai i Rodrigo De Paul, i destinuar të largohet nga Udinese në verë. Për futbollistin, interes ka Atletico Madrid ku përflitet se kanë filluar negociatat.

Udinese kërkon jo më pak se 40 milion euro, por Milan i ofron kartonin e Jens Petter Hauge, norvegjezi mund të gjente më shumë hapësirë me fanellën bardhezi. Një pengesë e mundshme mund të lindë nga fakti se De Paul ka si agjent Mino Raiola-n dhe marrëdhëniet, pas çështjes Donnarumma, sigurisht nuk janë të mira.

Me pak fjalë, manovrat e para kanë filluar. Juventus mbetet opsioni më konkret për futbollistin turk. Nëse Allegri do të jepte miratimin e tij, sulmi mund të fillojë zyrtarisht.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calhanoglu de paul milan calhanoglu de paul milan

Sondazh

Poll