Sport

I mbytur në liqenin e Ohrit, gjendet i pajetë portieri i Maqedonisë së Veriut

30 Maj 2021, 08:46 Nga DOSJA
I mbytur në liqenin e Ohrit, gjendet i pajetë portieri i

OHËR– Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.Sipas mediave, Danilovski u zhduk mbrëmë rreth orës 21, pas stërvitjes ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë këtë mëngjes pranë vendpushimit turistik “Lagadin”.

Sipas deklaratës së policisë së Ohrit, në trupin e Nikolla Danilovskit nuk u gjetën shenja dhune dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen nga hetimi.

Klubi i hendbollit  gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës u shty.Danilovski më parë ka luajtur për Metalurg Shkup dhe Pelister nga Manastiri, ai kaloi të gjitha grupmoshat në ekipin përfaqësues.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport maqedonia e veriut nikolla danilovski oher maqedonia e veriut nikolla danilovski oher

Sondazh

Poll