Aktualitet

Përplasi për vdekje 45-vjeçarin në Laç, u largua nga vendngjarja, zbulohet ARSYEJA: Kishte frikë të përballej me familja

30 Maj 2021, 08:47 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje 45-vjeçarin në Laç, u largua

LAÇ– Agis Vathi i cili përplasi për vdekje me makinën e tij në aksin Laç-Mamurras, 45-vjeçarin Besim Selimi, ka rënë në prangat e policisë vetëm pak momente pas aksidentit.

Vathi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Ai është shprehur para uniformave blu se është larguar, pasi kishte frikë nga një përplasje mes familjes së viktimave, të cilët e kishin shtëpinë pranë vendin ku ndodhi edhe aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak, ju bëjmë me dije se drejtuesi i mjeti tip “Benz” shtetasi A.V.,i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia. Kujtojmë që pak momente më parë është shënuar aksidenti i rëndë ku Vathi me makinën e tij tip “Benz” ka përplasur për vdekje Besim Selimin. Makina e autorit pas aksidentit të rëndë ka përfunduar në kanal.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agis vathi aksidenti ne lac agis vathi aksidenti ne lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 06:20

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë të ndaluarit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, në pra...