Aktualitet

MEGAOperacioni anticanabis ‘AGIMI’ në Krujë/ Dalin pamjet e aksionit. Kryhen 16 arrestime, shpallen në kërkim 24 persona

30 Maj 2021, 08:33 Nga DOSJA
MEGAOperacioni anticanabis ‘AGIMI’ në Krujë/ Dalin pamjet

TIRANË– Pas megaoperacionit antidrogë që u zhvillua ditën e djeshme në zonën e Krujës ka dalë njoftimi zyrtar nga policia dhe si dhe pamjet e aksionit. Bëhet e ditur se  janë arrestuar 16 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 24 të tjerë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Në operacion u përfshinë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.

Në pranga të policisë kanë përfunduar edhe një punonjës i OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë.

Eldi Kacelli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil. Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç. Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Megaoperacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në Krujë dhe Fushë-Krujë, aty ku pas sinjalizimit nga Guardia de Finanzia u zbuluan parcelat me kanabis.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne kruje megaoperacion ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 06:20

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë të ndaluarit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, në pra...