Aktualitet

Aksident i rëndë në Mamurras-Laç, përplaset makina me motorin, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)

30 Maj 2021, 06:54 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Mamurras-Laç, përplaset makina me

LAÇ– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mamurras-Laç, aty ku për pasojë ka humbur jetën një 45-vjeçar. Në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, i identifikuar si Besim Seli. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar nga aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne mamurras lac besim seli aksident ne mamurras lac besim seli

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 06:20

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë të ndaluarit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, në pra...