Aktualitet

30 Maj 2021, 06:20 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë të ndaluarit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, në pranga ka përfunduar një 24 vjeçar, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A. Po ashtu është ndaluar një 54-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.

Policia mundi të ndalonte dhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

NJOFTIMI:

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Komisariatin e Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll