ME VIDEO/ PLAS SHERRI! Përplasje në takimin e Agron Shehaj në Tiranë, anëtarët e mbledhjes nxjerrin jashtë aktivisten: Di
29 Maj 2021, 19:54Nga DOSJA
TIRANË– Kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka pasur një takim në kuadër të fushatës së tij elektorale, me strukturat dhe me anëtarët demokratë, në Tiranë, ku edhe është përfshirë në një debat me një aktiviste. Kjo e fundit i ka drejtuar disa pyetje dhe është ndërprerë nga Shehaj, i cili i ka konsideruar si të tepërta dhe akuza ndaj demokratëve. Po ashtu gjatë mbledhjes, anëtarët e tjerë kërkuar përjashtimin e saj nga mbledhja me pretekstin se ishte sjellë nga dikush tjetër për t’u mbushur mendjen.
PJESË NGA DEBATI:
Aktivistja Ertila Haxhiaj: Dua t’ju bëj një pyetje që ka lidhje me ekspericën time si një e re shqiptare. Janë bërë uzurpime të protestave. Më ka shqetësuar një fakt sa herë kemi bërë takime gjithmonë është kërkuar uzurpimi i kaozës. Cili do të jetë raporti juaj me kaozat në shoqërinë civile. Ti thua “monitorimi me platformat online” duhet bërë shumë kujdes. Nëse i ka munguar diçka PD është fakti që ka patur segmente që e kanë ulur cilësinë e përfaqësimit. Dekriminalizimi i financave…dekriminalizim sepse flasim për financa. Po respektoj faktin që qytetarët duhet të flasim.
Anëtari: O motre çfarë pune ke ti me ne?
Agron Shehaj: Kjo është mbledhje
Anëtari: Ka mundësi të mbyllim telekamerat dhe të flasim me këtë zonjën.
Agron Shehaj: Nuk ka nevojë.
Anëtari: Ne jemi të gjithë demokratë, kjo bën derr-derr. Duhet të jesh anëtarë partie të jesh brenda.
Agron Shehaj:Nuk mund të abuzoni me hapësirën dhe lirinë këtu. Ju po i bëni…unë e di ça të thashë. Po jo moj zonjë.
Anëtari: A ka mundësi të largohesh…?
Agron Shehaj: Nuk është çështje pyetjesh. Është tek fryma. Unë ndjehem i sulmuar, nëse do bëjmë një takim bashkë. E dimë shumë mirë çfarë po pyesje. Jeni anëtare e PD? Keni ndonjë pyetje që ka lidhje me idetë e mia për kreun e PD. Nuk e ktheni në gjyq për PD-në këtë takim. O zonjë…dëgjo tani. Merrni të mirëqenë që brenda PD ka… Mund të na lejoni që të vazhdojmë mbledhjen?
Anëtari: Të ka sjellë dikush që të prishësh mbledhjen? Largohuni me të mirë. Jo, jo. Ikim ne, le të rrijmë kjo.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË– Fjalimi i kandidates për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi është ndërprerë gjatë fjalës së saj në takimin që zhvilloi në qytetin e Ko...
DURRËS– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar me fushatën e tij në qytetin e Durrësit. Shehaj është pritur në Durrës n...
TIRANË– Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ka dhënë një intervistë promovuese për librin e saj, “Politika si ide”. Në një in...
TIRANË- Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik i demokratëve për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti në një intervistë për emisi...
BULQIZË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur ditën e sotme gjatë takimit me demokratë në Bulqizë lidhur me përçarjen që është kri...
BULQIZË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me mbështetësit demokratë në në Mat e Bulqizë. Gjatë fjalës së tij,...