Politike

I bëri thirrje për dialog, Basha i kthen përgjigje Ramës: S’pranojmë teatër në kurriz të shqiptarëve

22 Maj 2019, 17:53 Nga DOSJA
I bëri thirrje për dialog, Basha i kthen përgjigje Ramës:

DURRËS– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës, nga ku edhe i ka kthyer përgjigjie edhe letrës publike të kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha u shpreh se nuk do të pranonte që të luante teatër në kurriz të interesave të shqiptarëve dhe të dilte në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan i babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Në kundërshtim me Kushtetutën, na propozon të ulim kokën. Na propozon kapitullim, kësaj radhe edhe pa garë. Vetëm për karrgien dhe pushtetin e tij,”-tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës në Durrës:

Nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas. Misioni ynë është një mision kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mission të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa.  Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik.
Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan i babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Në kundërshtim me Kushtetutën, na propozon të ulim kokën. Na propozon kapitullim, kësaj radhe edhe pa garë. Vetëm për karrgien dhe pushtetin e tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Durrësit. Basha refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke mos i kursyer akuzat as ndaj të zgjedhurit të tij në Durrës, Vangjush Dakos. Për Dakon, Basha tha se e kishte fundin pas hekurave.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 17:48

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...