Politike

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria miraton VKM-në e rëndësishme për pronarët

22 Maj 2019, 17:51 Nga DOSJA
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria miraton VKM-në e

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh ditën e sotme, mes të cilave është edhe ai “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës së bashkive me agjencinë shtetërore të kadastrës, për regjistrimin e trojeve të dhëna për ndërtim nga njësitë e qeverisjes vendore dhe për rregullimin e marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi këto troje, për efekt regjistrimi”.

Ky vendim lehtëson pronarët për pajisjen me çertifikatë pronësie, ndërsa ky vendim vjen në prag të zgjedhjeve lokale.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR 

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS  SË BASHKIVE ME AGJENCINË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR REGJISTRIMIN E TROJEVE TË DHËNA PËR NDËRTIM NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE DHE PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE JURIDIKE TË PRONËSISË MBI KËTO TROJE, PËR EFEKT REGJISTRIMI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 53, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, të neneve 192 e 193, të  ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

 

 

ç)   përfundimin e procedurave të kalimit të pronësisë mbi këto troje nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në rastet kur nuk janë përmbyllur dhe regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

 

 

 

 

 

 

 

Në rast se bashkia nuk kryen veprimet e nevojshme brenda 3 (tre) muajve, subjekti i interesuar mund të ngrejë padi pranë gjykatës kompetente kundër mosveprimit administrativ.

 

 

 

 

 

ç) Si rregull, të ekzistojë dokumentacioni për ndërtimin e objektit, sipas legjislacionit të kohës për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, përveç procesverbalit të piketimit, i cili nuk është i nevojshëm. Nëse ky dokumentacion nuk ekziston apo është i pamjaftueshëm për regjistrimin e objektit, drejtoria vendore e ASHK-së zbaton rregullat e kreut V, të këtij vendimi, pa penguar procedurat për truallin, sipas dispozitave të tjera të këtij vendimi.

Kur mbi pasurinë nuk gjendet asnjë ndërtim, kryhen procedurat e regjistrimit, të heqjes së kufizimit ose/dhe të përfundimit të kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, vetëm për tokën. Ky rregull nuk zbatohet në rastet kur për tokën e pazhvilluar me ndërtim ka tituj pronësie të të tretëve (të mbivendosur) të regjistruar më parë.

Kur ka mangësi të dokumenteve të parashikuara më sipër, por për subjektin është miratuar të paktën vendimi i këshillit të organit vendor, për dhënien e tokës për ndërtim, regjistrimi i pronësisë ose heqja e kufizimit mbi tokën nga regjistri, kryhet pasi bashkia të ketë plotësuar mangësitë e dokumentacionit, apo të ketë përfunduar procedurat e kalimit në pronësi, sipas këtij vendimi.

 

 

III.     PROCEDURA PËR PASURITË E REGJISTRUARA

 

 

 

 

9.1.   Nëse bashkia konstaton se për pasurinë dokumentacioni nuk është i plotë, por ekziston të paktën vendimi i këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim, ajo procedon, sipas rastit,:

 

 

Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga plotësimi i dokumentacionit të mësipërm, bashkia njofton drejtorinë vendore të ASHK-së, duke i përcjellë kopjen përkatëse. Drejtoria vendore e ASHK-së heq kufizimin (nëse ka të tillë) nga regjistri i pasurive të paluajtshme dhe realizon shërbimin e kërkuar nga subjekti i interesuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga administrimi i përgjigjes nga bashkia.

 

9.2.   Nëse pas 3 (tre) muajve nga paraqitja e kërkesës, sipas shkronjës “b”, të pikës 8, bashkia nuk i ka kthyer përgjigje as ASHK-së, as nuk ka njoftuar subjektin për plotësimin e dokumentacionit, ky i fundit mund të ngrejë padi kundër mosveprimit të bashkisë, pranë gjykatës administrative kompetente.

 

 

 

10.1. Drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës së bashku me dokumentacionin shoqërues, i kërkon bashkisë përkatëse konfirmimin e vërtetësisë/saktësisë së këtij dokumentacioni. Nëse bashkia nuk kthen përgjigje brenda 30 (tridhjetë) ditëve, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe drejtoria vendore e ASHK-së vijon me regjistrimin e pronësisë.

10.2.   Nëse bashkia është në pamundësi për të verifikuar vërtetësinë, për shkak të mangësive në dokumentacionin e saj arkivor, merret i mirëqenë dokumentacioni i dorëzuar nga subjekti dhe drejtoria vendore e ASHK-së vijon me regjistrimin e pronësisë.

 

 

11.1.   Nëse bashkia nuk kryen procedurat për kalimin e pronësisë brenda 3 (tre) muajve nga paraqitja e kërkesës së subjektit, ai mund të ngrejë padi kundër mosveprimit të bashkisë, pranë gjykatës administrative kompetente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vkm për pronat edi rama vkm për pronat

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 17:48

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...