Aktualitet

29 Maj 2021, 09:14 Nga DOSJA

KRUJE– Njësoj si çdo bimë edhe për kanabisin, mbjellja në sera ka rezultuar më frytdhënëse. Ndryshe nga kultivuesit e drogës në Lazarat apo Dukagjin që ia besuan bimën natyrës, në Krujë situata është krejt tjetër.

Në pamjet e operacionit që është zhvilluar në Krujë dhe Fushë-Krujë, shihet se bimët në lartësi rreth 2 metër janë të mbuluar me plastmas për ti shpëtuar të ftohtit…por edhe policisë.

Deri më tani janë zbuluar 10 parcela me të mbjella me kanabis në Krujë dhe Fushë-Krujë, të cilat ishin kamufluar si sera gjigante. Bëhet fjalë për qindra bimë kanabis të mbjellë që ishin mbuluar si “perime” për ti shpëtuar gjurmimit policor.

Por edhe pse i kanë shpëtuar policisë lokale, kanabisi në Krujë është pikasur nga Guardia di Finanzia. Partnerët italianë kanë dërguar informacionin tek pala shqiptare mbi zonat ku është mbjellë kanabis duke ngjallur reagimin e policisë shqiptare.

Lajmi kryesor: Mega-operacion anti-drogë/ Zbulohen 10 parcela me kanabis të kamufluara si sera, i zbuloi GDF nga ajri, në krye të asgjësimit Veliu, Vocaj e Loka

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne kruje operacioni ne kruje megaoperacion ne kruje operacioni ne kruje

Sondazh

Poll