Art&Argëtim

25 vite nga masakra e Peshkëpisë, si u vranë dy efektivët e policisë nga ekstremistët grekë të “Pirro-s”

22 Maj 2019, 19:36 Nga DOSJA
25 vite nga masakra e Peshkëpisë, si u vranë dy efektivët e

GJIROKASTËR– 25 vite pas masakrës së Peshkëpisë në Gjirokastër, ku edhe humbën jetën dy efektivët e policisë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, një prej të akuzuarve është thirrur në Prokurori.

Presidenti i OMONIA-s, Fredi Bejleri është marrë në pyetje për tre orë në Prokurori ditën e sotme.  Pasi ka dalë nga prokuroria, ai ka thënë për mediat, se duan ta baltosin ndaj rihapet kjo dosje hetimore.

Më 20 mars Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi që pas afro 25 vitesh të rihapet sërisht çështja e “Masakrës së Peshkëpisë”. Prokurori Eugen Beci së bashku me oficerët e antiterrorit, po administron të gjithë praktikën hetimore.

Masakra e Peshkëpisë

Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.

Si u sulmua posta kufitare shqiptare nga ekstremistët grekë

Komando “Pirro i Parë” u identifikua kur tentoi një sulm të dytë në Llongo që u zbraps nga ushtria shqiptare. Sulmi ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër ka ndodhur në 10 prill 1994. Një komando special e organizatës terroriste greke “Mavi” (Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke ju drejtuar postës ushtarake të kufirit, ku dhe ekzekutoi komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosur ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi. Gjatë rrugës ndaj Strokës është ushtruar dhunë fizike çka solli dhe tronditjen e fortë psiqike.

Gjatë largimit komando greke mori me vete edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit. Pasi u ngjitën në qafën sipër repartit dhe kaluan shpatin e malit Bureto, autorët e sulmit e liruan nënoficerin shqiptar dhe e lanë atë të kthehet pas.

Brenda pak minutash komando, me emrin e koduar të mbretit të lavdishëm të Epirit, “Pirro i Parë” u rikthye serish në territorin grek për të humbur në errësirën e natës.

Ndërsa rekrutët e rinj të repartit të Peshkëpisë shpejtuan t’i jepnin ndihmën e parë shokut të tyre Arsen Gjini dhe komandantit Fatmir Shehu, por gjithçka ishte e kotë. Komando e frontit për çlirimin e Vorio Epirit ia kishte arritur qëllimit.

Përbërja e Komandos greke ‘Pirro i Parë’:

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Dy nga autorët e sulmit Fredi Bejleri dhe Harallamb Papa kanë shkelur sërish pas masakrës në tokën shqiptare. Ata u rikthyen për varrimin e nacionalistit grek Konstandinos Kaçfias, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Pas varrimit të Kaçifas, dy autorët e masakrës dhe shumë shtetas grek të tjerë u shpallën “non grata.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur arsen gjini fatmir shehu fredi bejleri masakra e peshkepise arsen gjini fatmir shehu fredi bejleri masakra e peshkepise

Sondazh

Poll