Art&Argëtim

Vajzaaa doli! Publikohet traileri i “Once Upon a Time in Hollywood”, Leo DiCaprio shkëlqen krah Brad Pitt

22 Maj 2019, 14:49 Nga DOSJA
Vajzaaa doli! Publikohet traileri i “Once Upon a Time in Hollywood”,

Rikthimi i Quentin Tarantino në kinema me një nga sukseset më të padiskutueshëm të kinematografisë amerikane, me filmin ‘Once Upon a Time in Hollywood’.

Sot në Festivalin e Kanës u shfaq premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” (“Një herë e një kohë në Hollywood”) dhe u prit me brohorima dhe të gjtihë thjesht u çmendën teksa në tapetin e kuq në Kanë parakaluan katërshja simpatike, Brad Pitt, DiCaprio, Magot Robie dhe Quentin Tarantino.

Prodhimi bën bashkë dyshen DiCaprio- Pitt në një histori plot absurditet dhe me gjasa edhe grotesk, tipike e stilit regjisorial të Tarantino-s. Filmi rrëfen jetën e një aktori, Rick Dalton (Leo DiCaprio), i cili nuk është më i famshëm si më parë dhe së bashku me dublantin e tij (Brad Pitt) vendosin të ndryshojnë Hollywood-in e ri që nuk iu pëlqen fare.

“Filmi i nëntë i Quentin Tarantinos” është i pari film i tij pasi shkëputi lidhjet me Weinstein& Co, kompania e produksionit të filmave e drejtuar nga Harvey Weinstein, i cili u përfshi në një skandal ngacmimesh seksuale.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture brad pitt leonardo di caprio once upon a time in hollywood brad pitt leonardo di caprio once upon a time in hollywood

Sondazh

Poll