Art&Argëtim

‘Nuk je shqiptare ti?’, pasi e ‘ngacmoi’, Eleni Foureira i kthen përgjigjen tipike Eva Muratit

22 Maj 2019, 17:41 Nga DOSJA
‘Nuk je shqiptare ti?’, pasi e ‘ngacmoi’, Eleni Foureira

Eleni Foureira vitin e kaluar përfaqësoi Qipron në Eurovion 2018 në Lisbon të Portugalisë, me këngën e saj ‘Fuego’. Eleni u rikthye në skenën e Eurovision 2019 në Tel Aviv, ku mori pjesë në një test të ADN-së të sponsorizuar nga “My Heritage”, test i ADN-së, që zbulon me anë të një përqindje se çfarë origjine ke. Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.

Aty thuhej se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke dhe pjesa tjetër nga Jugu i Italisë. Eleni u emocionua dhe pranoi se origjina e saj nuk është greke edhe pse ndihet e tillë. (Lexo këtu)

Ky rezultat i befasoi të gjithë shqiptarët, mes të cilëve edhe moderatoren Eva Murati, e cila nuk ka duruar pa i lënë një koment Eleni-t.

“Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare?”, -e pyet Eva, Elenin.

Ndërkohë ajo menjëherë i kthen këtë përgjigje:

“Sigurisht që jam, por ishte testi ADN-së. Trashëgimia ime”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eleni foureira eva murati eleni foureira eva murati

Sondazh

Poll